2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi ia thotë në sy Ministrit të Drejtësisë së Danimarkës se nuk e votojnë marrëveshjen për të burgosurit

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka njoftuar se është takuar me Ministrin e Drejtësisë së Danimarkës Peter Hummelgaard. I pari i PDK-së tregoi se mysafirit të tij ia ka shprehur qëndrimin e PDK-së, për zgjedhje të parakohëshme në Kosovë. Krasniqi ka shkruar se i ka treguar danezit se PDK nuk voton marrëveshjet ndërkombëtare.

Ndryshe, Kosova dhe Danimarka kishin bërë ujdi për t’u transferuar 300 të burgosur të huaj nga Danimarka në Kosovë. Por, kjo marrëveshje s’po votohet në Kuvend.

E plotë:

Sot, në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës, pata kënaqësinë të pres Ministrin e Drejtësisë të Danimarkës, Peter Hummelgaard, ekipin e tij dhe ambasadorin danez që mbulon Kosovën, Christian Gronbech-Jensen.

Ministrin Hummelgaard e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që Danimarka i ka dhënë Kosovës, që nga strehimi i refugjatëve kosovarë gjatë luftës, njohja e pavarësisë, si një ndër shtetet e para, e deri te kontributi për paqe dhe stabilitet, si pjesë e forcave paqeruajtëse të KFOR-it në vendin tonë.

Delegacionin e lartë nga Danimarka e njoftova për zhvillimet e fundit në Kosovë, sfidat dhe rreziqet me të cilat po ballafaqohet vendi, si dhe qëndrimet e PDK-së në lidhje me to. Mysafirëve ua shpreha qëndrimin që Partia Demokratike e Kosovës kërkon sa më parë zgjedhje të reja të parakohshme dhe se aktualisht nuk merr pjesë në votimin e pikave në Kuvend të cilat sillen nga ana e Qeverisë, përfshirë edhe Marrëveshjet Ndërkombëtare.

Në fund, Ministrin Hummelgaard e falënderova për vizitën e tij dhe diskutimin e hapur që patëm.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img