2.8 C
Pristina
Wednesday, November 13, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi i reagon Kurtit: I mbylli shkollat për nxënës, por i hapi për zgjedhje të LVV-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha sot se kryeministri Albin Kurti i ka mbyllur shkollat për nxënës, por i hapi për zgjedhje të Vetëvendosjes.

Krasniqi tha se për Kurtin, karriget e pushtetit janë më të rëndësishme se karriget e nxënësve që sipas tij, po vazhdojnë të mbesin të mbyllur nëpër shtëpi, për shkak të arrogancës së Kurtit.

“E kam thënë edhe në Kuvend që Kryeministri lufton me armiq imagjinarë e jo me probleme të qytetarëve. Në krizën më të madhe të arsimit që nga vitet e 90-ta, Kryeministri ushqen fantazitë e tij, larg brengave dhe problemeve që po rriten çdo ditë në Kosovë. Tamam si një Don Kishot që lufton me mullinj të erës”, u shpreh Krasniqi.

Kreu i PDK-së i është përgjigjur edhe etiketimeve të sotme të kryeministrit Albin Kurti për sindikalistët.

“Tash, e paska quajtur SBASHK-un sindikatë të PAN-it. Cilit PAN?! Nuk ka PAN. Ka grevë! SBASHK-u nuk po tregohet partner fleksibil, por gatishmëria që fëmijët të vuajnë, vetëm e vetëm që Albin Kurti të quhet i “pathyeshëm” nga militantët e tij, është mentalitet diktatorial”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se qytetarët nuk kanë votuar që të kenë një Kryeministër i cili e lë popullin pa arsim e fëmijët pa shkollim.

“Jam i bindur se qytetarët nuk kanë votuar që sot të përballen me këtë mentalitet dhe tendencë të Kryeministrit për t’i nënshtruar të gjithë. Sot, më shumë se kurrë, Kosova ka nevojë për zgjidhje konkrete të problemeve, jo për fjalë të thata e inate. Ka nevojë për lidership që e ruan dinjitetin e secilit qytetar e jo për lider që krijon ndasi edhe më të mëdha në shoqëri. Lëviz nga vendi, Kryeministër! Ofro zgjidhje! Ktheji fëmijët në shkolla!”, tha Krasniqi./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img