Profesori Milazim Krasniqi ka reaguar lidhur me lokalet e masazhit të cilat operojnë në Prishtinë duke i quajtur biznese të pistaKrasniqi i quan lokalet e masazhit biznese të pista, kërkon urgjentisht që të mbyllen.
Përmes një shkrimi në Facebook, Krasniqi ka shkruar se në shumë lagje të Prishtinës janë të përhapura lokalet e ashtuquajtura të masazhit, të cilat ofrojnë shërbime me gjasë të palejueshme.
Tutje, ai ka drejtuar një pyetje për Komunën e Prishtinës, se pse lejon hapjen e këtyre bizneseve të cilat i ka quajtur “të pista”.
Kontrollet të cilat bëhen në to, Krasniqi i ka quajtur spektakle ndërkaq ka thënë se ato as nuk është dashur të hapen në radhë të parë e tashmë duhet të mbyllen.
“Shërbimet adekuate për nevojlitë, i ofrojnë klinikat dhe ambulancat fiziatrike, ku ka personelë të kualifikuar. Jo vajzat adoleshente, pa libreza pune”, ka përfunduar Krasniqi.
Ndryshe, javën e kaluar Policia e Kosovës ka kryer operacionin “Masazha 2019”, nga ku në bashkëpunim me inspektoratin e ATK-në kanë mbyllur disa lokale të tilla e madje kanë arrestuar disa persona, përfshirë këtu edhe vajza të mitura.