Site icon PrishtinaPress

Krasniqi i përkujton fjalët e Albright për Kosovën

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka reaguar pas lajmit për vdekjen e mikes së madhe të shqiptarëve ish-sekretares amerikane të Shtetit Madeleine Albright, duke thënë se ajo do të mbetet përherë e dashur në zemrën e secilit qytetar të Kosovës, për rolin e saj vendimtar në ndalimin e gjenocidit serb në vendin tonë.

Krasniqi në një postim në Facebook ka shkruar se Albright ishte një personalitet i papërsëritshëm, simbol i diplomacisë amerikane në botë dhe i humanizmit e i lirisë për shqiptarët.

“Me pikëllim të madh mora lajmin për vdekjen e mikes së madhe të shtetit të Kosovës, ish-sekretares së Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright. Ajo ishte e lidhur fort nga dashuria për Kosovën dhe këtë më së miri e tregon thënia e saj: “Kosova më bën krenare më së shumti në gjithë karrierën time”. Kosova është me fat që pati një mbrojtëse e mike të tillë. Unë dhe Partia Demokratike e Kosovës bashkëndjejmë me dhembjen e popullit amerikan dhe të familjes së saj. Nderimet më të larta e të përjetshme për jetën dhe veprën e Madeleine Albright”, ka shkruar Krasniqi.

Exit mobile version