1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi i numëron artikujt e shtrenjëtuar: Kryeministër s’po bëni asgjë për qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë sot në Kuvendin e Kosovës se Qeveria Kurti i ka harruar qytetarët e Kosovës, të cilët po përballen me rritjen e çmimeve të produkteve esenciale për jetesë.

Lideri i PDK-së ka thënë në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet rritja enorme e cmimeve se qytetarët po i sigurojnë me vështirësi produktet elementare për jetë, me nivelin e pagave që kanë dhe ndihmave sociale që marrin.

“Agjencia e Statistikave ka nxjerrë vlerësimin e saj të fundit, sipas së cilit për produktet e konsumit për bukë dhe drithëra ka një rritje prej 15.7%. Për mish që është po ashtu produkt bazë, 8.6 % rritje. Për qumësht, djathë dhe vezë, 11.1% rritje. Vajra dhe yndyra ushqimore, 32.1 % rritje të çmimit. Ndërsa për karburante, deri në 35%. Kjo e bën shumë të qartë situatën në të cilën jemi përfshirë”, ka thënë ai.

Krasniqi ka thënë se e kupton që Kryeministri dhe Qeveria nuk kanë faj ekskluziv për rritjen e çmimeve, por faji i tyre është që kanë marrë detyra që s’mund t’i kryejnë siç duhet.

“Sepse për një periudhë tre mujore, po ju përsëritët historia e njëjtë. Ngjashëm si edhe për energjinë elektrike, për të cilën nuk patët kurrfarë plani deri kur goditën reduktimet, ashtu edhe për këtë krizë nuk keni kurrfarë plani. Ju, normalisht mund të thoni që lufta në Ukrainë i ka shkaktuar këto. Por, pyetja nuk është çka e ka shkaktuar këtë shpërthim të çmimeve. Pyetja është çka keni bërë ju ndërkohë për ta ballafaquar këtë krizë.”, ka thënë Kryetari i PDK-së.

Sipas Krasniqit, pikërisht ky mos-veprim i Qeverisë po ndikon që qytetarët të humbin besimin në qeverinë e vendit.

“Ju keni konstatuar se kjo është kostoja e lirisë dhe demokracisë. Nëse është ashtu, jemi gati ta paguajmë atë kosto veç mos të jetë si bakshish edhe kostoja e paaftësisë suaj se pastaj po bëhet kosto tepër e rëndë të përballohet, edhe si shtet, edhe si vend, edhe si qytetarë. Prej kur u shtrenjtua çmimi i energjisë elektrike, qytetarët janë të brengosur si kanë me pagu atë rritje me këtë nivel pagash. Asnjë hap s’është ndërmarrë për rritjen e pagave. As në sektorin publik as në atë privat. As paga minimale nuk është përcaktuar ende, që ka qenë premtim madhor i juaji. Dhe sinqerisht, nëse ai propozim që ka dalë nga qeveria është i vërtetë, së paku bile mos i mashtroni njerëzit duke ju thënë që po e rrisni pagën minimale ,se në këto kushte ajo veç rritje nuk është.”, ka thënë Krasniqi.

Lideri i PDK-së tha më tej se ky debat nuk po bëhet për betejë politike.

“Nuk po flasim për t’ju goditur politikisht. Ka tjera rrethana kur mund ta bëjmë një gjë të tillë. Por jo në këtë situatë, sepse ne po flasim për shkak të një beteje shtetërore që i takon shtetit ta bëjë, e shteti në fund të fundit jemi gjithsecili. Por, shteti sot ka drejtues me emra e mbiemra e në krye është emri i Albin Kurtit, prandaj kjo përgjegjësi më së pari ju bie juve e pastaj edhe të tjerëve.”, ka thënë Kryetari i PDK-së.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img