2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi i inkurajon shqiptarët e Luginës të deklarojnë përkatësinë kombëtare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i ka ftuar shqiptarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit që të deklarojnë përkatësinë e tyre kombëtare.

Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, tha se Serbia ka tendencë të zvogëlojë poopullësinë shqiptare në Luginë, andaj ata duhet të regjistrohen masivisht këtë muaj.

“Tendencës së shtetit serb për zvogëlimin e popullsisë shqiptare në Preshevë, Medvegjë, Bujanoc e kudo që jetojnë ata, shqiptarët duhet t’i kundërpërgjigjen masivisht me regjistrim gjatë këtij muaji. Jemi shumë – Jemi shqiptarë! Deklaro përkatësinë tënde kombëtare – regjistrohu sot!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img