2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: Hapja e Urës së Ibrit në dobi të të gjithëve – liberalizimi për pasaportat ilegale i dëmshëm për integrimin e serbëve

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se nuk ka ndryshuar qëndrim i qeverisë në lidhje me lirinë e njerëzve, përfshirë atë mbi urën e Lumit Ibër.

Krasniqi tha se urat janë për t’i bashkuar qytetarët e qytetit e jo për t’i ndarë, teksa tha se ky parim vlen edhe për Urën e Ibrit, pasi sipas tij, ka nevojë për bashkëpunim ndëretnik e jo për ndarje.

“Unë e kam parë edhe si ministër që është bërë publike një deklaratë nga zyra e kryeministrit, pas takimit që ka pas me ambasadorin e BE-së, dhe ambasadorë e QUINT-it dhe ku është diskutuar kjo çështje. Krejt çfarë mund të them, është qëndrimi jonë i vjetër që liria e lëvizjes nuk duhet të ketë përkufizime në asnjë aspekt, as në territorin e Republikës së Kosovës, por edhe më gjerë”.

“Urat janë për t’i bashkuar qytetarët e qytetit dhe jo për t’i ndarë. Ky parim vlen edhe për urën në fjalë, besoj se kemi nevojë për bashkëpunim ndëretnik më shumë dhe jo për ndarje. Koncepti i lirisë së lëvizjes së qytetarëve është ai i cili duhet të na udhëheq dhe secila mundësi që qytetarët të komunikojnë është e mirëseardhur. E gjitha që ka rëndësi është kjo, përfitojnë të gjithë”, tha Krasniqi për KosovaPress.

Ndërkaq, sa i përket vendimit të BE-së për heqjen e vizave për pasaportat ilegale serbe për serbët e Kosovës, Krasniqi shprehet se kjo nuk ndikon aspak mirë as në integrimin e komuniteti serb.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img