Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, i ka uruar Krishtlindjet për të gjithë qytetarët e vendit.
Në një postim në Facebook, ai ka bërë të ditur se për këtë festë doli në njërin prej shesheve të Prishtinës, bashkë me dy nga kandidatët për deputetë, Bernard Nikaj dhe Kristina Bytyqi
“Për të gjithë qytetarët tanë të besimit të krishterë, ju përcjell urimet më të përzemërta për një Krishtlindje të bekuar. Uroj që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, zemrat me paqe dhe ëndrrat me shpresë e besim”.
“Teksa mblidheni me familjen dhe miqtë, le të kujtojmë vlerat që na bashkojnë si shoqëri – respektin për njëri-tjetrin, solidaritetin dhe angazhimin e përbashkët për një Kosovë më të mirë. Gëzuar Krishtlindjen të gjithë atyre që festojnë!”, ka thënë Krasniqi.