Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur rreth dorëheqjes së Enver Hoxhajt nga posti i nënkryetarit të kësaj partie.
Ai ka thënë se e ka diskutuar këtë çështje me Hoxhajn dhe se e respekton vendimin e tij.
“E kemi diskutuar. I kam thënë edhe sot që nuk e shoh aspak problematike mbajtjen e postit të nënkryetarit dhe deputetit. Sqarimet që i kanë dhënë është se ka vendosur të mbetet vetëm deputet. Ndoshta për arsye që të mos dallojë nga deputetët e tjerë. Pa dyshim që e kam falënderue dhe e kam mbështet vendimin e tij”, tha Krasniqi në Kanal10.
Krasniqi ka folur edhe për rikthimin e Vlora Çitakut e Ramë Bujës në PDK duke thënë se janë rikthime të mëdha për këtë parti.