9.7 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi feston 28 Nëntorin me të birin e Thaçit në Shqipëri, thotë se po mungon njeriu që e shpalli pavarësinë e Kosovës

Kryetri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka uruar 28 Nëntorin teksa ka ndarë një fotografi me presidentin shqiptar, Bajram Begaj, dhe të birin e ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçin.

“Në pritjen shtetërore për shënimin e 111 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, në Tiranë, fatkeqësisht, mungon fizikisht njeriu që e shpalli Pavarësinë e Kosovës. Por, fatmirësisht, nuk mungon edhe pasardhësi i tij”, ka shkruar Krasniqi duke iu referuar të birit të Thaçit.

“’Nga Shqipëria, bashkë me Endritin, ju urojmë përzemërisht 28 Nëntorin të gjithë shqiptarëve, e posaçërisht çlirimtarëve tanë në Hagë. Si individë dhe si popull, me mendje dhe zemër sot jemi pranë tyre, ashtu siç e dijmë që edhe ata, me mendje e me zemër, janë pranë nesh.

“Sot dhe përjetësisht – le të rrojnë Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img