Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi, sot ka pritur në takim lamtumirës përfaqësuesin special të BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar, me të cilin ka biseduar rreth situatës politike, ekonomike dhe sociale në vend.
Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin me kryetarin e Këshillit Kombëtar edhe sa ishte kryetar i Kuvendit të Kosovës, e po ashtu edhe për bashkëpunimin e ngushtë me Nismën për Kosovën, në fushat e ndryshme me interes për qytetarët e Kosovës.
Kurse Krasniqi, e ka falënderuar përfaqësuesin special të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, për angazhimin që ka bërë gjatë këtyre viteve të mandatit të tij në Kosovë.