Site icon PrishtinaPress

Krasniqi: Është detyrë dhe obligim të jemi pranë të mbijetuarve nga dhuna seksuale

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në ditën Memoriale të të mbijetuarve të dhunës seksuale ka thënë se është detyrë e të gjithëve t’i mbështesim në të gjitha format dhe mundësitë në jetën e tyre.

“Sot, në Ditën Memoriale të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, bashkëndjejmë me të gjitha viktimat e këtyre akteve kriminale të kryera nga forcat serbe në vendin tone”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje, Krasniqi ka thënë se kriminelët që e përdorën dhunën seksuale duhet të dalin para drejtësisë.

“Vuajtjet, llahtaria e tmerri i përjetuar nga këto viktima mbetet plagë e hapur e cila do të rënkojë përherë në shoqërinë tone. Kriminelët, që e përdorën dhunën seksuale si mjet lufte, në vazhdën e krimeve të panumërta gjatë luftës në Kosovë, duhet gjinden dhe të dalin para drejtësisë të gjithë”, ka shkruar ai në Facebook.

 

Exit mobile version