Site icon PrishtinaPress

Krasniqi e quan “të dhimbshme dhe alarmante” plasaritjen e partneritetit me ShBA-në: “Kurti s’ka legjitimitet të shkatërrojë aleancat”

Në dritën e plasaritjes së thellë të raporteve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka reaguar Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, i cili gjendjen e ka quajtur “të dhimnbshme dhe alarmante” derisa ka shkruar që Kryeministri Albin Kurti “nuk e ka legjimitetin me i shkatërrua aleancat e Kosovës”.

Një situatë e tillë nuk është vetëm e dhimbshme, por edhe alarmante, sepse kur zoti Kurti dhe Qeveria e tij me veprimet dhe gabimet e tyre e sjellin punën që qeveria amerikane, edhe përmes ndihmë sekretarit amerikan të Shtetit, edhe përmes deklarimit në konferenca të jashtëzakonshme të ambasadorit të ShBA-ve në Kosovë del dhe e thotë qartazi se partneriteti mes Kosovës dhe Amerikës është dëmtuar”, ka thënë Krasniqi në një prononcim për Ekonomia Online.

Albin Kurti nuk e ka legjimitetin me i shkatërrua aleancat e Kosovës. Kurti ka fituar zgjedhjet për t’i realizuar premtimet që u ka dhënë njerëzve”, ka thënë Krasniqi.

Exit mobile version