Site icon PrishtinaPress

Krasniqi e quan kryevepër filmin dokumentar që portretizon jetën dhe karrierën e Toni Kukës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi mbrëmë mori pjesë në premierën e filmit dokumentar “Sensei”, i cili portretizon jetën dhe karrierën e trajnerit, Driton “Toni” Kuka.

Nëpërmjet një postimi në Facebook me disa fotografi, kreu i PDK-së thotë se me Tonin njihet që moti dhe se i njëjti është aset kombëtar.

Krasniqi ua sugjeroi ndjekësve të tij ta shohin dokumentarin i cili dëshmon kontributin e trajnerit për xhudon dhe shtetin e Kosovës.

Exit mobile version