Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka bërë të ditur se sot (03 shtator) në selinë e partisë e ka pritur në takim lamtumirës shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport.
Në një postim në Facebook, Krasniqi ka njoftuar se ambasadori Davenport është angazhuar shumë në mbështetjen e institucioneve vendore dhe në avancimin e demokracisë së shtetit të Kosovës, “për çka PDK është shumë mirënjohëse”.
“Ambasadorin Davenport e falënderova për bashkëpunimin e ngushtë në këtë periudhë dhe i urova suksese në secilin angazhim të mëtejmë. Kontributi i tij për Kosovën do të mbetet i vlerësuar!”.