Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi ka reaguar pas zhvendosjes së festivalit Sunny Hill nga Prishtina në Tiranë.
Përmes një shkrimi në Facebook, Krasniqi tha se është e pabesueshme që Qeveria po e përzë nga Prishtina një ndër iniciativat më të mëdha e të suksesshme artistike.
“Në secilin shtet tjetër të botës, një artiste kulmore si Dua Lipa, do të trajtohej si aset e pasuri. Por, fatkeqësisht, jo edhe në Kosovë.
Është krejt e pabesueshme, por, Qeveria po e përzë nga Prishtina një ndër iniciativat më të mëdha dhe të suksesshme artistike, “Sunny Hill” Festival”, shkroi Krasniqi.
Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti i mbyllën derën të vetmit festival të muzikës me përmasa botërore në vendin tonë.
“Ky veprim, më shumë se gjithçka, tregon për xhelozinë e sëmurë, injorancën e thellë, e kompetencën e munguar të komplet një Qeverie e cila secilën ditë po na sjell një skandal më të madh se tjetrin. Turp!”, shkroi Krasniqi.