1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi e LDK-së ia rendit ‘dështimet’ Qeverisë Kurti, përmend zhgënjimin e ShBA-së

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Kransiqi thotë se Qeveria Kurti po përpiqet t’i manipulojë edhe më tutje qytetarët, sepse sipas saj, pushteti po i “shet disa si sukses disa të arritura nga java e kaluar”.

“Thanë se është shënuar progres në raportin e World Justice Projekt, për sa i përket sundimit të ligjit ku për këtë vit Kosova renditet e 57-ta. E vërteta qëndron ndryshe, Kosova ende është larg vitit 2020 kur renditej e 54-ta, përderisa vitin e kaluar kishte pësuar regres të madh duke u renditur e 60-ta”, tha Krasniqi.

Ajo foli edhe për projektbuxhetin për vitin 2023 në vlerë prej 3.2 miliardë euro.

Për Krasniqin, sukses mund të quhej realizimi i projekteve kapitale, gjë të cilën dështoi ta bëjë këtë vit.

“Të grumbullosh para, e të mos investosh në projekte të planifikuara është paaftësi në menaxhim dhe qeverisje. Pra, duke dështuar në menaxhimin e situatës me ekonominë dhe atë të shëndetësisë, këta prodhojnë të tilla të “arritura” si tentativë për të manipuluar qytetarët”, shkroi ajo në Facebook.

Ligjvënësja opozitare i ka rënditur disa çështje që sipas saj janë faturim për dështim nga ana e Qeverisë Kurti.

“S’ka Ministër të Shëndetësisë, Mbi 174 mjekë e kanë braktisur Kosovën vetëm këtë vit, Mijëra qytetarë u larguan nga vendi të zhgënjyer me keqmenaxhimin e Qeverisë Kurti, Asnjë njohje e re për pavarësinë e Kosovës, Asnjë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare”, shtoi Krasniqi.

“Zhgënjyen aleatët tanë strategjik SHBA dhe BE me kokëfortësin e tyre, Qeveri e propagandës, dështimit dhe manipulimit. Jo e punës”, përfundoi ajo./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img