Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të kryeministrit, Edi Rama, për të mos sjellur delegacionin e Qeverisë shqiptare në Mbledhjen e nesërme të Qeverive Kosovë-Shqipëri.
Sipas Krasniqit kjo është “alarmuese”, teksa Kosova ka nevojë për Shqipërinë tani më shumë së kurrë.
“ALARMUESE! Në kohën kur të gjithë aleatët perëndimorë janë të zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës, ne kemi nevojë për Shqipërinë më shumë se kurrë!” ka reaguar Krasniqi në Facebook.