Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, bashkë me kandidatin e kësaj partie për kryeministër, Bedri Hamzën, kanë shtruar iftar për Myftiun Naim Tërnava dhe bashkëpunëtorët e tij nga Bashkësia Islame.
Krasniqi tha se vlerat që përfaqëson muaji i Ramazanit si durimi, solidariteti, respekti dhe uniteti janë vlera të cilat duhet çmuar dhe për të cilat kanë nevojë individët e shoqëria sot.
“Të mbështesim njëri-tjetrin në rrugë e punë të drejta dhe të frytshme. Agjërim të lehtë gjithësecilit në këtë pjesë të mbetur të Ramazanit”, shkroi Krasniqi.