Memli Krasniqi, kryetari i PDK-së, e ka falënderuar eurodeputetin dhe nënkryetarin e Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE), Dan Barna, për mbështetjen ndaj Bedri Hamzës.
Në një postim në Facebook, ai ka thënë se përkrahjet si jashtë dhe brenda Kosovës po iu japin më shumë motiv.
“Faleminderit eurodeputetit dhe nënkryetarit të Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropën (ALDE), Dan Barna, për mbështetjen ndaj PDK-së dhe kandidatit tonë për Kryeministër, Bedri Hamza”.
“Kjo përkrahje, si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës, na jep më shumë motiv dhe forcë për ta çuar përpara vizionin tonë për një Kosovë ma të mirë”, ka thënë Krasniqi. /Klankosova.tv