Site icon PrishtinaPress

Krasniqi e akuzon Osmanin: Presidentja po i nënshtrohet kryeministrit Kurti

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se nuk e sheh presidenten Vjsoa Osmani si faktor uniteti në Kosovë.

Krasniqi e kritikoi Osmanin për siç tha ai, nënshtrim ndaj kryeministrit Albin Kurti dhe mos reagim në situata kur është dashur të reagonte.

“Kritika ime ndaj presidentes ka qenë pse ka qenë e nënshtruar në situata kur nuk është dashur të jetë e nënshtruar ndaj kryeministrit. Në shumë situata kur ajo është pritur të ketë një reagim, te sanksionet për shembull, nuk është normale presidentja Osmani të mos thotë asnjë fjalë kur në fund të fundit bile ajo është e vetmja që ka komunikim ndërkombëtar, Kurtin nuk e thirrin në samitin e Bashkimit Evropian edhe Ballkanit Perëndimor, shkon presidentja, jo kryeministri, nuk e thërrasin kryeministrin sepse nuk shihet si partner i besueshëm” tha Krasniqi.

Krasniqi tha se përveç sanksioneve, presidentja është dashur të reagonte edhe në rastin e përjashtimit të FSK-së nga Defender Europe.

Duke folur për refuzimin që të takohet me presidenten Osmani për të diskutuar për draft-statutin e Asociacionit, Krasniqi tha se ai takim do të kishte qenë pa ndonjë rezultat.

“Tash të iu them të drejtën takimi ka qenë takim kortezie, nuk mund të lëshohem në rolin e analistit, çka po ta merr mendja a është kjo ma mirë a ma keq, nuk ish bash mirë ky nen, ja nuk ish mirë ai nen, se çka mund të bëjë presidentja në këtë proces? Asgjë” tha Krasniqi në Rubikon.

Exit mobile version