1.6 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: Deri në momentin e votimit, do t’i kemi votat për kalimin e demarakcionit

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së Kuvendit ka deklaruar se demarkacioni do të kalojë nesër.

Ai ka shprehur bindjen se deri në momentin kur do të hedhet në votim, do të arrijnë ti kenë votat e duhura për ta ratifikuar.

“Deri në momentin kur të hedhet për votim, do ta kemi shumicën e votave dhe do ta ratifikojmë këtë marrëveshje”, ka thënë Krasniqi.

I pyetur se ku do ti marrin edhe tri votat që nevojiten për ta ratifikuar demarkacionin, Krasniqi u përgjigj “do ti marrim nga deputetët e Kuvendit të Kosovës”.

Krasniqi ka siguruar se votat e PDK-së do të jenë unike pra pro ratifikimit, edhe pse deputeti Nait Hasani ditë më parë deklaroi se e kundërshton ratifikimin e demarkacionit.

“Votat e PDK-së janë unike 23 ato që janë do të jenë në favor të kalimit të kësaj marrëveshje”, tha Krasniqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img