0.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: Ata që e sollën arsimin në këtë gjendje duhet të japin llogari

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka folur për raportin e PISA, në të cilën tregohet niveli i ulët i arsimit në Kosovë. Përmes një postimi në Facebook, ai thotë se nuk është dashur që të pritet ky raport për të marrë vesh gjenden në të cilën gjendet arsimi në Kosovë. Ai flet gjithashtu se kush e ka sjellë në këtë gjenden arsimin.

Lexoni postimin e tij:
U mendova goxha gjatë: të them apo mos të them diçka për Raportin e PISA-së!
Pasi folën ata që e kanë sjellë në ketë deregja arsimin e edukimin, pse mos të flas edhe unë që aq shumë e desha arsimin dhe edukimin dhe punova tepër pak në procesin e arsimit.
Athua u dështë të vie ky raport i PISA-së që ta shtronim në rend të ditës, segmentin më të rëndësishëm të zhvillimit e të progresit në vendin tonë, segmentin më të rëndsishëm të arsimit e të edukimit te kombit tonë?!
Njerëzit që e kanë degraduar arsimin dhe edukimin e njeriut tonë, që i lënë njerëzit pa dinjitet e integritet, duhet të japin përgjegjësi e jo të na dhënë ligjerata koti?!
Ata që e kanë katandisur në ketë nivel arsimin dhe edukimin, kurrë, kurrë, nuk mujnë ta nxjerrin nga kjo gjendje e mjerë. Madje këta as nuk dinë e as nuk dojnë të bëjnë më mirë.
Te tillëve, vetëm errsira e pa dija mund t’ua ruaj privilegjet e fituara me muskuj!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img