Kryeministri, Albin Kurti, gjatë ditës së diel e ka përkujtuar aktivistin e LVV-së, Astrit Deharin, në shtatë-vjetorin e vdekjes së tij.
Sipas aktivistit të PSD-së, Frashër Krasniqi, kjo është ironike, duke thënë se Kurti e ka pranuar Asociacionin.
“Albin Zajednica, përkujton Astrit Deharin. Qe çka është ironia”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Kurti për përvjetorin e Deharit në mbledhjen e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se drejtësia do të vijë.
“Fakti se Kosova ka djem e vajza, aktivistë e aktiviste, shoqe e shokë të Astrit, na jep sigurinë se drejtësinë do ta kemi, ajo mund të vonojë e mund të pengohet nga jashtë e nga brenda sistemit, por nuk do të harroj e nuk do të harrohet.”