Profesori universitar, Milazim Krasniqi me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook, ka treguar gjashtë hapa që çojnë drejt fuqizimit të Kosovës si shtet.
Ai ka renditur gjashtë pika ndër të cilat ka treguar se si duhet të shfrytëzohen konfliketet.
“Konflikti me qeverinë e Tiranës mund të shfrytëzohet për forcimin e identitetit shtetëror të Kosovës, e kurrsesi si konflikt me Shqipërinë.” – thotë ai në pikën gjashtë.
“Konflikti me fuqitë e mëdha duhet të mbetet vetëm Brenda kornizës së konflikteve të vetë atyre. P.sh. duhet të përkrahet SHBA kundër Rusisë, por jo konflikt direkt me Rusinë.” – thuhet në pikën pesë të tij.