-2.7 C
Pristina
Sunday, December 29, 2024

Buy now

spot_img

Krasniqi: 100 milionët që Kurti ia ndau KEDS-it kanë mundur të shkojnë për sigurinë dhe FSK-në

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se PDK nuk e ka fajësuar kryeministrin për krizën sepse nuk ka qenë faji i tij por një krizë globale, por që faji ka qenë menaxhimi i situatës.

“Kur shtetet e rajonit merrnin masa në lidhje me këtë çështje, zotëri Kurti nuk na dëgjonte. Më mirë do të ishte që këto 100 milionë euro ti jepnim për sektorin e sigurisë, për FSK-në, sesa me ja dhanë KEDS-it”, ka thënë Krasniqi në RTK.

Më tej, ai ka thënë se ZRRE ishte instrument i kryeministrit Kurti dhe kjo është dëshmuar përmes veprimeve të tyre.

“Komentet tona kanë qenë të qarta. Ne kemi kërkuar qysh në fillim të nëntorit që të hiqet TVSH-ja. Hera e parë në histori të institucioneve të pavarura të Kosovës, që na njofton ne se çfarë do të bëjë Qeveria, pa vendosë akoma Qeveria. Asnjë deklaratë nga Qeveria nuk ka pasur më herët. Çka tregon kjo? Se ZRRE e ka bërë një raport bashkë me ministren e Ekonomisë dhe kryeministrin”, ka thënë Krasniqi.

Ai po ashtu shtoi se vendimi për ndalimin e rritjes së çmimeve do të duhej të niste nga çmimi i rrymës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img