-2.1 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Kraki nga Parisi: Absurde deklarata e Macron, vendimi për vizat s’kthehet edhe nëse ai çmendet

Politologu shqiptar në Paris, Nezir Kraki e quajti “të patakt” dhe “absurde” deklaratën e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, i cili sipas përkthyesve në Shqipëri tha se shteti i tij e ka pezulluar liberalizimin e vizave për Kosovën, por që më pas presidenta franceze tha se s’ishte bash ashtu.

Kraki i referohet asaj deklarate, duke thënë se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk mund të kthehet mbrapa.

“Ishte totalisht e patakt, absurde deklarata e presidentit francez fatkeqsisht. Unë kam shumë respekt për presidentin francez dhe e kam mbështetur edhe politikisht, por deklarata e tij në Tiranë ishte totalisht e pavend dhe absurde”, tha Kraki në një video të publikuar në Facebook.

Ai tha se e njeh “goxha mirë funksionimin e BE-së” dhe “aparatin vendimmarrës” dhe sipas tij, s’ka mekanizma që ia mundësojnë Francës ta bëjë atë gjë.

“Normalisht që nuk ekziston asnjë mekanizëm sot për sot i cili ia mundëson një vendi si Franca të rikthehet mbrapa dhe ta pezullojë një vendim që është ligji për BE-në. Nuk ekziston një mekanizëm i tillë”, tha ai.

Kraki tha se “ajo që deklaroi presidenti i Francës në Tiranë është absurd, absurditet total”.

“Nuk e di kush ka qenë ai talent që ia ka pëshpëritë atë ide”, tha Kraki, i cili beson se Macron ashtu deshi t’i bëjë presion Kosovës.

“Franca nuk e ka asnjë mundësi që edhe nëse çmendet presidenti francez që një ligj që është votu, një vendim unanim i ministrave të brendshëm të BE-së të zhbëhet veç me dëshirën e Parisit apo Emmanuel Macronit, nuk ka gjasa”, tha ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img