5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Kraki: Kosova është në pozitë më të favorshme se Serbia në dialog

Profesori Universitar, Nezir Kraki, ka folur për zhvillimet politike në vend me theks të veçantë për takimin e 18 marsit në Ohër dhe për vizitën e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë –Serbi, Mirosllav Lajçak.

Kraki e ka cilësuar vizitën e Lajçakut në Kosovë si pozitive, megjithatë ka thënë se BE nuk e ka për qëllim që të digjen pjesëmarrësit në dialog dhe kjo sipas tij, nuk është negative.

Kraki ka cilësuar BE-në me qasje të mirë në këtë dialog, dhe se sipas tij, Kosova është në një pozitë më të favorshme karshi Serbisë.

Ai tha Lajçak po vijon takimet në Kosovë dhe Serbi, që të kemi rezultat me 18 mars në takimin e Ohrit dhe sipas tij kjo është pozitive.

“Takimi aq i shpejtë tregon që edhe BE është e interesuar që ta mbyllë njëherë e mirë këtë çështje që mos të ketë konflikte dhe ky është opsioni i fundit dhe s’ka opsion tjetër. Edhe Serbia s’ka zgjidhje sepse duhet të vendos ose me BE ose me Rusinë dhe një divorc nga Rusia do ta çlironte Serbinë” , ka thënë Kraki në një intervistë në RTK.

Ai ka thënë se të gjitha deklaratat e krerëve të shtetit serb janë më shumë për konsum të brendshëm, kjo për faktin se Serbia do të duhet të vendos se a dëshiron të ec përpara sepse jemi në ciklin e fundit të zgjidhjes së problemit.“Kapitullimi i Serbisë nuk është njohja e planit të BE-së, kjo vetëm që opinioni botëror ta kuptojë që Serbia ka hequr dorë nga Kosova”, ka thënë Kraki duke shtuar se është hera e parë që Serbia do të heq dorë nga Kosova si territor.

Ai ka thënë se Kosova në këtë marrëveshje nuk ka ikur nga Koncesionet dhe nuk ka bërë koncesione.

“Në këtë rast më shumë ka bërë lëshime Seria se sa Kosova. Të gjitha ato nene të marrëveshjes janë analizuar me vëmendje, unë i shoh më shumë pozitive për Kosovën. Për mua më shumë ka bërë lëshime Serbia se sa Kosova”, tha Kraki.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img