Site icon PrishtinaPress

Krahasimi i Kurtit me Millosheviqin, Bislimi e quan Gazmend Muhaxherin “politikan lokal të papërgjegjshëm”

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, në një intervistë për Radio Gorazhdevcin është pyetur rreth deklaratës së kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, se Kurti po i trajton serbët në Veri sikur Millosheviqi shqiptarët dikur.

Bislimi ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk bën politika për të kënaqur politikanë lokalë “të papërgjegjshëm sikurse z.Muhaxheri”.

Numri dy i Qeverisë ka thënë se Muhaxheri ka provuar që ta luajë politikanin e nivelit nacional por që ka dështuar plotësisht. Kryenegociatori Bislimi ka ftuar gazetarin e Radio Gorazhdevcit që të mos i kushtojnë rëndësi deklarimeve të tilla.

“Unë mendoj se në përpjekjen e tij për të luajtur politikanin e nivelit nacional ai dështoi plotësisht, sepse ai mendoi se kjo është mënyra se si bëhet opozitarizmi. Sidoqoftë ju s’duhet t’i kushton rëndësi qëndrimeve të politikanëve të tillë”, ka thënë Bislimi./Express/

Exit mobile version