1.2 C
Pristina
Sunday, February 23, 2025

Buy now

spot_img

KQZ’së i kanë mbetur 14 mijë e 306 pako me vota nga diaspora për t’i verifikuar, javën tjetër nis numërimi

Derisa numërimi i votave për kandidatët që garuan në zgjedhjet e 9 shkurtit për deputetë të Kuvendit të Kosovës, të premten mbrëma përfundoi në tërësi, në 38 Qendra Komunale të Numërimit, një tjetër proces po shkon drejt fundit. Fjala është për vlerësimin e pakove me fletëvotime nga jashtë.

“Nga data 9 shkurt, kur ka filluar vlerësimi apo verifikimi i pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosovës dhe deri më 21 shkurt, këtij procesi i janë nënshtruar 54,409 pako, prej të cilave janë aprovuar 51,140 ndërkaq janë refuzuar 3,269”, tha për RTKlive, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

I ka bërë të ditura edhe arsyet se përse janë refuzuar këto dërgesa.

“Ato janë dërguar nga persona që janë anuluar gjatë regjistrimit si votues jashtë Kosovës, u mungon dëftesa e regjistrimit, janë dërguar më shumë se një herë, kanë dërguar më shumë se një fletëvotim”, tha zëdhënësi, Elezi.

Siç ka bërë të ditur ai, procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe 14 mijë e 306 pako me fletëvotime.

Gjatë periudhës së regjistrimit, nga 104 mijë e 924 shtetas të regjistruar për votim jashtë Kosovës, 84 mijë e 600, ishin regjistruar për të votuar përmes postës dhe 20 mijë e 324 të tjerë ishin regjistruar për votimin fizik në përfaqësitë diplomatike.

“Nga 20,324 në përfaqësi diplomatike kanë votuar 15 mijë e 352 votues, ndërkaq në votimin përmes postës KQZ ka pranuar rreth 69 mijë pako me fletëvotime”, tha Elezi.

Njoftoi se procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe 14 mijë e 306 pako me fletëvotime.

Ndërkohë, një tjetër proces që pritet të fillojë gjatë javës së ardhshme është edhe ai i numërimit të votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Janë gjithsejtë 12 mijë e 801 fletëvotime me kusht që do t’i nënshtrohen procesit të numërimit, derisa vota që u dhanë nga persona me nevoja të veçanta me 9 shkurt, janë 2 mijë e 597, numërim i cili do të behet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img