Site icon PrishtinaPress

KQZ: Zgjedhjet në veri kanë nisur me kohë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të gjitha vendvotimet në komunat e veriut të Mitrovicës janë hapur në orën e paraparë dhe sipas të dhënave nga tereni procesi i votimit po zhvillohet në rregull.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi tha se duke u mbështetur në të dhënat nga tereni procesi i votimit po zhvillohet në rregull.

“Duke u mbështetur në informacionet e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve fletëvotimet dhe të gjitha materialet tjera të ndjeshme zgjedhore janë shpërndarë sipas planifikimeve. Po ashtu, ju njoftojmë se të gjitha vendvotimet e këtyre komunave janë hapur në orën e paraparë, pra në orën 7:00. Duke u mbështetur në të dhënat nga tereni procesi i votimit po zhvillohet në rregull. ….. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve fton të gjithë qytetarët me të drejtë vote nga këto komuna që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar”, ka thënë ai.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut, janë 44 qendra të votimit me gjithsej 87 vendvotime. Kurse, numri i qytetarëve me të drejtë vote në këto katër komuna është 57 mijë e 983 votues apo 970 votues më shumë në krahasim me zgjedhjet lokale të 22 tetorit 2017.

Exit mobile version