Site icon PrishtinaPress

KQZ tregon se kur do t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Ka filluar procesi i numërimit të fletëvotime të ardhura nga diaspora.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për media ka thënë se duke u mbështetur në vendimin e Gjykatës Supreme, janë aprovuar 4 mijë e 670 pako, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 212.

“Duke u mbështetur në vendimin e Gjykatës Supreme, janë vlerësuar 4 mijë e 639 pako të supozuara me fletëvotime dhe në fund kemi 5 mijë e 882 pako me fletëvotime të individualizuara. Pas vlerësimit të tyre janë aprovuar 4 mijë e 670, ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 212”, ka thënë ai, përcjell Telegrafi.

Ndryshe Elezi ka treguar se kur do të shpallen rezultatet përfundimtare.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve pasi të marrim konfirmimet nga dy institucione: Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme, se nuk kanë ndonjë çështje në shqyrtim”, ka theksuar ai.

Exit mobile version