-0.2 C
Pristina
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

spot_img

KQZ tregon a janë të sakta rezultatet që po publikohen në uebfaqen e tyre

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka bërë të ditur se është tejkaluar problemi që kishte mbrëmë me uebfaqen e KQZ-së.

Sipas tij, të dhënat tani po shfaqen pa pengesa dhe se mund t’iu referoheni atyre.

“Ju njoftojmë se në orët e hershme të mëngjesit është tejkaluar problemi për publikimin e rezultateve preliminare për subjektet politike nga procesi i votimit më 9 shkurt. Të dhënat po shfaqen pa ndonjë pengesë në platformën e rezultateve dhe deri më tani janë procesuar rreth 90% e vendvotimeve. Mediat dhe qytetarët mund t’i referohen këtyre të dhënave që po shfaqen në platformën elektronike.”

“Gjatë gjithë natës, KQZ ka verifikuar rezultatet që kanë arritur në platformën elektronike duke i krahahsuar me të dhënat nga formularët e rezultateve të subjekteve politike që janë plotësuar në vendvotime pas numërimit të fletëvotimeve”, ka thënë Elezi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img