KQZ ka thënë se pritet të fillojë numërimi i votave të kandidatëve për deputet në komunat Prishtinë, Obiliq, Lipjan dhe Partesh.
Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi, i cili foli nga qendra për numërimin e votave.
“Sot KQZ po fillon me procesin e numërimit të votave të kandidatëve për deputet, të cilat janë pjesë nga votimet në vendvotime të rregullta zhvilluar më datë 9 shkurt 2025.
Në qendrat komunale të numërimit përveç procesit të numërimit, do të bëhet verifikimi i votave të subjekteve politike nga formularëve tëp lotësuar në vendvotime. Ky verifikim është paraparë me aktet nënligjore që janë miratuar qysh para shpalljes së datës së zgjedhjeve” – tha ai.
Në qendrat tjera ndërkaq, procesi pritet të fillojë pasi të bëhen përgatitjet.
“Numërimi i votave për komunat Prishtinë, Obiliq, Lipjan dhe Partesh. Procesi i numërimit në Qendrat tjera do të fillojë pasi të bëhen të gjitha përgatitjet e duhura teknike dhe administrative” – tha Elezi.