-4.1 C
Pristina
Tuesday, February 11, 2025

Buy now

spot_img

KQZ: Të martën fillon numërimi i votave për kandidatët për deputetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se të martën do të nisë procesi i numërimit të votave për kandidatët për deputetë në Qendrat Komunale të Numërimit.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar për Nacionalen se gjatë këtij procesi do të bëhet edhe verifikimi i rezultateve të subjekteve politike.

“Ju njoftoj se gjatë ditës së martë, në Qendrat Komunale të Numërimit, do të fillojë procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë. Sqarojmë se gjatë këtij procesi, ashtu siç parashihet edhe me Rregulloren Zgjedhore të KQZ-së 16/2024 për Qendrat Komunale të Numërimit, do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike. Pas përfundimit të këtyre procedurave, numërimit të votave jashtë Kosovës, votave me kusht, votave të personave me nevoja të veçanta dhe aspekteve tjera që parashihen me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme, KQZ do shpall rezultatet përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët për deputetë.” – tha Elezi për Nacionalen.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img