Site icon PrishtinaPress

KQZ shpall rezultatet e zgjedhjeve për Dragashin, Bexhet Xheladini kryetar i ri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot zgjedhjet për kryetar të Dragashit, ndërsa Bexhet Xheladini është kryetari i ri.

Sipas këtyre rezultateve, kandidati i LDK-së Bexhet Xheladini ka fituar 51.16%, ndërkaq kandidati i PDK-së, Shaban Shabani 48.84%.

Certifikimi i rezultatit për Dragash ka ardhur pasi ka përfunduar procesi i numërimit të votave të ardhura nga diaspora për Komunën e Dragashit.

Kujtojmë Gjykata Supreme kishte urdhëruar rivotim nga diaspora për raundin e dytë të zgjedhjeve për Komunën e Dragashit.

Exit mobile version