KQZ vendos regjistrimin e PD të drejtuar nga Lulzim Basha në zgjedhjet e 24 shtatorit në Kukës, proces që do të përsëriten pas videoskandalit me Safet Gjicin.
Ilirjan Celibashi tha se kërkesa e Lulzim Bashës plotëson kërkesat e Kodit Zgjedhor dhe ligjit për partitë politike.
Ai tha se KQZ e ka të pamundur të bëjë shqyrtim të procesit vendimmarrës të një partie politike.
“Basha ka legjitimitetin të paraqesë kërkesën për regjistrim në zgjedhje si subjekt zgjedhor.”, tha ai.