Site icon PrishtinaPress

KQZ: Qendrat e votimit u hapën me kohë, s’dihet sa të infektuar me Covid kanë aplikuar për të votuar

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka bërë të ditur se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë.

Valmir Elezi ka bërë të ditur se të gjitha vendvotimet në 38 komuna të Kosovës janë hapur në kohë dhe procesi i votimit ka filluar me rregull.

“Në ora 07:00 të mëngjesit janë hapur të gjitha vendvotimet. Numri i vendvotimeve është 2 mijë e 477 në total. Në total janë 166 kandidat për kryetar komunash dhe 5 mijë e 198 kandidat për asamble komunale”, ka thënë Elezi.

Ai ka bërë të ditur se të drejtë vote në zgjedhjet lokale kanë 1.885.443 qytetarë të Republikës së Kosovës.

Elezi në fund i ka bërë thirrje qytetarëve në emër të KQZ-së që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për të votuar.

Exit mobile version