1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

KQZ publikon dokumentin për proceset zgjedhore 2000-2014

Në Ditën Globale të Zgjedhjeve, u publikua një dokument ku janë të përgatitura proceset zgjedhore të vitit 2000-2014

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shënuar Ditën Globale të Zgjedhjeve, në të cilën ka publikuar një dokument ku janë të përgatitura proceset zgjedhore nga viti 2000, kur janë organizuar zgjedhjet e para në Kosovë e deri tek ato të vitit 2014.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Valdete Daka ka thënë se sot janë bërë bashkë me pjesën tjetër të botës demokratike që të shënojnë këtë ditë, për të treguar përkushtimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të forcuar dhe avancuar demokracinë në vend përmes zgjedhjeve.

Daka ka deklaruar se KQZ është e përkushtuar t’i vazhdojë detyrimet kushtetuese
“Dita Globale e Zgjedhjeve të cilën e festojmë sot na kthen prapa në vitin 2005 kur ekspertët e zgjedhjeve nga e gjithë bota përmes konferencës Globale me zyrtarët e Zgjedhjeve që u mbajt në Hungari dërguan mesazhin lidhur me nevojën jetike për të forcuar procesin e zhvillimit demokratik në të gjithë botën. Ky mesazh është i lidhur ngushtë me të drejtën universale të njeriut, të drejtën e votes”, ka thënë Valdete Daka.

E para e KQZ-së,  foli edhe për dokumentin e publikuar sot, për të cilin tha se paraqet të dhëna të detajuar për proceset e zgjedhjeve të zhvilluara nga viti 2000 deri me 2014.
“Ky është një dokument që shfaq të dhëna që kanë karakterizuar proceset zgjedhore në Kosovë, që nga viti 2000 kur për herë të parë në Kosovën e pasluftës organizohen zgjedhjet komunale. Dhe që nga ajo kohë e deri të shpallja e pavarësisë së Kosovës u organizuan edhe disa procese tjera zgjedhore”, shtoi ajo.

Kryetarja Daka ka folur edhe për sukseset e institucionit që ajo drejton, siç është anëtarësimi në Asociacionin e Zyrtarëve Zgjedhor Evropian (ACEEEO) dhe Asociacionin e Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB). Po ashtu, Daka numëroi edhe përparimet që ka bërë KQZ-ja prej ardhjes së saj në krye të këtij institucioni.

Që nga viti 2000 deri në vitin 2014 janë mbajtur dhjetë palë zgjedhje, pesë për Kuvendin e Kosovës dhe pesë të tjera për Kuvende Komunale, duke përfshirë edhe tri palë zgjedhje nga viti 2007 për kryetar të komunave.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img