Site icon PrishtinaPress

KQZ pezulloi PSD-në, Molliqaj: Vendimin për pezullim e shohim si dashakeqësi ndaj partisë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim sot që ta pezullojë Partinë Socialdemokrate.

Kjo, për shkak që afati i fundit për mbajtjen e kuvendit/konventës zgjedhore për këtë parti ka qenë më 15 dhjetor 2023.

Por, pavarësisht këtij vendim sipas KQZ-së kjo parti obligohet që në afatin prej 45 ditësh ta mbajë konventën.

E, për këtë vendim të KQZ-së ka reaguar kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.

Ai, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se PSD tashmë e ka thirrë Kuvendin e saj konform të gjitha procedurave më 28 janar.

Sipas tij, procedimi për pezullim nuk mund të shihet ndryshe pos si dashakeqësi ndaj PSD-së.

Postimi i tij i plotë:

PSD tashmë e ka thirrë Kuvendin e saj, konform të gjitha procedurave, me datën 28 janar dhe për këtë gjë e kemi njoftuar KQZ-në.

Prandaj, procedimin me pezullim nuk mund ta shohim ndryshe pos si dashakeqësi ndaj PSD-së.

Një qasje e tillë formaliste e shantazhuese është e dëmshme për organizimin politik dhe s’duhet të pranohet në asnjë mënyrë./Front Online

Exit mobile version