3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

KQZ nuk ka buxhet për zgjedhje në Veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në çdo kohë që i kërkohet nga institucionet respektive do të bëjë organizimin e  zgjedhjeve si ato në nivelin lokal dhe qendror, tha zëdhënësi Valmir Elezi.

Sipas tij, KQZ-ja është e gatshme të përmbushur detyrimin Kushtetuese dhe ligjore për organizimin e këtyre zgjedhjeve pasi ato të shpallen nga presidentja Vjosa Osmani.

Duke iu referuar mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve në veri, pas dorëheqjes së kryetarëve të kryere komunave në kundërshtim të vendimit për targat, Elezi ka sqaruar se cilat janë hapat që duhet të ndërmarrin.

Fillimisht ai tha se do të planin operacional, në të cilin listohen të gjitha aktivitetet të cilat duhet të realizohen për organizimin e këtyre zgjedhjeve.

Por sipas tij, ky institucion nuk ka buxhet rezervë për këto zgjedhje, prandaj edhe duhet që ti kërkojnë mjete Qeverisë nëse vendoset që ato të mbahen, raporton EO.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përmbushë detyrimet Kushtetuese dhe ligjore për organizimin e këtyre zgjedhjeve pasi ato të shpallen nga Presidentja e Republikës së Kosovës”.

“KQZ-ja do të presë shpalljen e zgjedhjeve për të filluar me përgatitjet intensive të tyre. Si në çdo proces tjetër zgjedhor, KQZ-ja fillimisht miraton planin operacional, në të cilin listohen të gjitha aktivitetet të cilat duhet të realizohen për organizimin e këtyre zgjedhjeve”.

“Këto janë zgjedhje të paplanifikuara, prandaj KQZ-ja nuk ka buxhet. Në raste të tilla, sikurse në të kaluarën, KQZ-ja përgatit kërkesën për Qeverinë e Kosovës me shumën e planifikuar”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img