Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Koalicioni NISMA-AKR-PD nuk ka kaluar pragun.

Sipas kryetares së KQZ-së, Valdete Daka, ky koalicion ka marrë 4.984% të votave apo 42,074.

Po ashtu KQZ ka shpallur edhe votat përfundimtare të subjekteve tjera, si dhe votat e kandidatëve për deputetë nga partitë politike.

KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, fituese LVV-ja

Daka ka thënë se nga rezultatet përfundimtare, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 220 mijë e 811 vota apo 26,159%, LDK 206 mijë e 458 vota apo 23,458%, PDK ka 178 mijë e 645 vota apo 21.163%, AAK-PSD koalicioni 100% Kosovë ka 96 mijë e 883 vota apo 11, 477%, Lista Serbe 57 mijë e 15 vota apo 6.754%, Nisma-AKR-PD 42 mijë e 72 vota apo 4.984%.

Ndër të tjera ajo ka thënë se nga momenti i shpalljes janë 24 orë afat për parashtrimin e ankesave nga subjektet politike dhe kandidatët./