Komisoni Qendror Zgjedhor përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve e nis në momentit që shpalljet mbajtja e tyre, ka thënë zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Kjo në dritën e ftesës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, që në takimin e të hënës me përfaqëusesit e opozitës të përcaktojnë afatet për mbajtjen e zgjedhjeve nacionale të rregullta.
“Duke qenë të vetëdijshëm se ky është një vit zgjedhor, që nga fillimi i këtij viti, KQZ e ka orientuar punën në parapërgatitjen e shumë çështjeve që ndërlidhen me detyrimet ligjore të KQZ-së. Në këtë drejtim është edhe softueri i KQZ, zhvillimi i të cilit është në përfundim e sipër dhe është mundësuar me mbështetjen e OSBE-së. Me anë të këtij softueri, do të digjitalizohen shumë nga operacionet zgjedhore”, tha Elezi për KosovaPress.