Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka mbajtur mbledhjen e radhës ku është shqyrtuar dhe miratuar listën e qendrave të votimit jashtë Kosovës, numrit të vendvotimeve dhe numrit maksimal të votuesve.
Kreu i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Burim Ahmetaj, tha se përcaktimi i numrit të sekretariatit nuk përputhet me propozimin e fundit të MPJD-së.
“Janë 42 shtete, 35 qendra dhe 47 vendvotime që mund të përdoren si qendra të votimit”.
“Sipas vlerësimeve konsiderojmë që numri i votuesve nëpër vendvotime të jetë sipas asaj çfarë ka propozuar KQZ e jo sipas përcaktimit të numrit të Ministrisë së Diasporës”, tha ai.