Site icon PrishtinaPress

KQZ merr vendim për asgjësimin e materialit zgjedhor të zgjedhjeve të 23 prillit në veri

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim që të asgjësojë materialin zgjedhor për zgjedhjet e 23 prillit në veri.

Shqyrtimi dhe miratimi i Shkatërrimit të materialit zgjedhor të zgjedhjeve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, si dhe zgjedhjet e parakohshme për Kuvendet e Komunave: Zveçan dhe Leposaviq ka qenë pika e parë e rendit të ditës.

Me 8 vota për kjo pikë u kalua në mbledhjen e KQZ, ndërsa pikat e tjera të diskutimit janë:

-Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit për realizmin e planit të punës të KQZ- së si dhe shtojca – “ Raport i Realizimit të Planit të Punës, për periudhën janar-qershor 2023
– Shqyrtimi dhe miratimi i raportit financiar për periudhën janar- qershor
2023
– Shqyrtimi dhe miratimi i raportit të shpenzimeve të derivateve janar- qershor 2023 dhe
– Njoftim nga këshilli për personel.

Exit mobile version