2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

KQZ me tender për përzgjedhjen e operatorit ekonomik për furnizim me kamera në vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është publikuar njoftimi për kontratë për përzgjedhjen e operatorit ekonomik për furnizim me kamera dhe pajisje përcjellëse për regjistrimin e të gjithë aktivitetit gjatë procesit të votimit dhe numërimit në ditën e zgjedhjeve në vendvotime në Kosovës.

Afati për dorëzim të ofertave do të përfundojë më 11 korrik 2024. Të gjitha detajet përkëtë procedurë tenderuese janë publikuar në platformën zyrtare E–Prokurimi.

Në përgjithësi, lidhur me përdorimin e kamerave në vendvotime gjatë proceseve të ardhshme zgjedhore, KQZ sqaron qytetarët e Republikës së Kosovës se:

– Vendosja e kamerave vëzhguese në hapësirat brenda vendvotimit bëhet me qëllim të garantimit të sigurisë së materialeve zgjedhore dhe ruajtjes së integritetit të procesit të votimit dhe numërimit në vendvotim;

–  Vendosja e kamerave në vendvotime do të bëhet duke siguruar plotësisht fshehtësinë e votës, pasi ato do të vendosen në skajin tjetër të vendit ku do të jetë kabina e votimit dhe në asnjë rrethanë nuk do të mund të regjistrojë shënjimin e preferencës së votuesit;

– Ruajtja e regjistrimeve të kamerave do të jetë e përkohshme deri në shkatërrimin e materialit zgjedhor, me përjashtim të atyre nga vendvotimet ku evidentohen parregullësi me qëllim që t’iu ofrohen institucioneve ligjzbatuese;

Në ditën e zgjedhjeve, KQZ nuk do t’i monitorojë këto kamera, pra regjistrimi nga ana e tyre do të bëhet në mënyrë pasive dhe se qasja në videoregjistrime mund të sigurohet vetëm me vendim apo kërkesë të institucioneve ligjzbatuese.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img