Këshilli Qendror i Zgjedhjeve sot mban mbledhje duke filluar nga ora 13:30.
Aty janë disa pika që do të shqyrtohen dhe miratohen.
“1.Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Listës Preliminare të Votuesve;
2.Shqyrtimi dhe miratimi i Qendrave të Votimit për procesin e votimit për apo kundër
largimit të kryetarëve të komunave Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut;
3.Njoftimit për ndërrimin e qendrës së votimit, kundërshtimit dhe konfirmimit të LV-së;
4.Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për emërimin e Komisioneve Komunale të
Zgjedhjeve për procesin e votimit për apo kundër largimit të kryetarëve të komunave
Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë e Veriut;”, shkruan në njoftimin e KQZ-së.