-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

KQZ: Kuvendi Zgjedhor Listës Serbe ishte konform ligjeve – Kurteshi interesohet nëse janë marrë masa ndaj Radojiçiqit

Kuvendi Zgjedhor i Listës Serbe ishte temë diskutimi të martën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se ka monitoruar Kuvendin Zgjedhor të Listës Serbe, i cili është mbajtur më 24 tetor 2023.

Drejtori i Zyrës për Regjistrim të Partive Politike, Besnik Buzhala tha se pas shqyrtimit të dokumenteve të pranuara nga Lista Serbe, rezulton se zgjedhja e kryetarit, kryesisë dhe nënkryetarëve është në përputhje me Rregulloren për Regjistrimin dhe Funksionimin e Partive Politike dhe statutin e kësaj partie.

Ndërsa Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje, pyeti nëse janë marrë masa ndaj ish-nënkryetarit të kësaj partie, Millan Radojiçiq.

“A ka ndonjë masë apo ndonjë përjashtim për shkak se e ka pranuar vetë se ka marrë pjesë në sulmet terroriste, nuk po dua t’i përmend emra sepse dihet por po dua të di nëse është shkarkuar për shkak të veprimeve kundër rendit kushtetues”, pyeti Kurteshi.

Por përgjigje nuk mori nga Besnik Buzhala. Ai tha se për shkak të interesimit të madh nga mediet dhe numrit të madh të pjesëmarrësve, nuk janë dëgjuar të gjitha vendimet por që konstaton se zgjedhja e kryesisë ka qenë konform ligjeve./EO

KQZ

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img