-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

KQZ-ja zëvendëson komisionerët e partisë së Jabllanoviqit të tërhequr nga gara

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë vendim për të zëvendësuar komisionerët nga partia politike, Partia e Serbëve të Kosovës, të cilët kanë njoftuar këtë institucion se nuk do të dalin në ditën e zgjedhjeve në vendvotime.

Njoftimi i tyre ka ardhur pas tërheqjes së kreut të kësaj partie, Aleksandar Jabllanoviq nga kandidimi i tij për kryetar të komunës së Leposaviqit, raporton Kp.

Zëvendësimi i tyre do të bëhet me staf lokal nga administrata e Agjencionit për Regjistrim Civil.

Ndryshe, Partia e Serbëve të Kosovës nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 23 prill në katër komuna në veri të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur vetë lideri i kësaj partie Aleksandar Jablanoviq, gjatë një konferencë të jashtëzakonshme për media në Leposaviq.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img