Site icon PrishtinaPress

KQZ-ja zëvendëson deputetët e dorëhequr serbë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar propozimin për zëvendësimin e dhjetë deputetëve të dorëhequr të Listës Serbe.

Në vend të dhjetë deputetëve serb të Listës Serbe që kanë dorëzuar mandatet, KQZ-ja ka vendosur që ata të zëvendësohen nga: Millan Kostiq, Zoran Maksimoviq, Olivera Zdravkoviq, Millan Joksimoviq, Ksenija Bozhoviq, Radosh Mihajlloviq, Nenad Radenkoviq, Svetisllav Jekiq, Bilano Maksiq, Cvetko Begoviq.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare, të mbajtura më 14 shkurt të vitit 2021, Lista Serbe ka fituar më së shumti vota nga partitë e komunitetit serb në Kosovë.

Sipas rezultatit të këtyre zgjedhjeve, mandatet i kanë fituar deputetët: Sllavko Simiq, Igor Simiq, Millana Nikolliq, Zoran Mojsilloviq, Ivan Todosijeviq, Verica Qeraniq, Branisllav Nikolliq, Millosh Peroviq, Lubinko Karaxhiq dhe Jasmina Deçiq.

Megjithatë, Todosijeviq nuk e ka marrë mandatin e deputetit, për shkak të një dënimi nga Gjykata në Prishtinë, dhe vendin e tij e ka zënë Dragana Antonijeviq.

Dhjetë deputetët e zgjedhur në zgjedhjet e fundit parlamentare, i dorëzuan mandatet e tyre të hënën, më 7 nëntor, në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar planin prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

Exit mobile version